Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku me Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Me këtë rast Aliu tha se kjo marrëveshje është me rëndësi të veçantë për aviacionin civil, e cila krijon mundësinë për nisjen e linjave ajrore direkte ndërmjet të dy vendeve.
Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, tha se marrëveshja mundëson udhëtimin e qytetarëve, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve si edhe të nxisë zhvillimin e biznesit në të dyja vendet në mënyrë sa më efikase.