20/09/2024

Kosova pëson disfatë në ndeshjen miqësore me Norvegjinë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kosova ka pësuar disfatë nga Norvegjia me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen miqësore, që u zhvillua në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

Vendasit iu falën formës së mirë të Erling Haaland, me sulmuesin e Cityt që shënoi tripletë duke u vlerësuar nga “SofaScore” me notën 9.4.

Ndërkohë që të dyja skuadrat nuk do jenë pjesë e finaleve të Euro 2024, miqësorja shërbeu për të parë gjendjen e lojtarëve. Dueli u zhbllokua pas 15 minutave lojë. Haaland me kokë mposhti Bekajn, teksa të njëjtën gjë e bëri edhe në minutat 70-të dhe 75-të për të marrë topin në shtëpi.

Trajneri Franco Foda i Kosovës bëri pesë zëvendësime, teksa për t’u përmendur se në pjesën e parë nga fusha dolën të detyruar për shkak dëmtimi Amir Rrahmani dhe Bernard Berisha.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...