Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit.
Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj Republikës Islamike të Iranit, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.01/64 të datës 25 shkurt 2022 të për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së dhe ShBA për vendosje të sanksioneve ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë dhe propozim-vendimin për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese lidhur me shkeljen serioze dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në Federatën ruse.
Ndërsa, zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, ka thënë se sanksionet janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e aleatët e tjerë.
Sanksionet ndaj Rusisë janë të lidhura edhe me vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalnyn.
Ndërsa, për Iranin pakot e sanksioneve lidhen me aktivitetet e raketave bërthamore, balistike dhe personave dhe etniteteve që ofrojnë mbështetje për Qeverinë e Iranit.