25/06/2024

Kosova U21 ngjitet në renditjen e UEFA-së

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kombëtarja U21 e Kosovës ka bërë një përparim të rëndësishëm në renditjen e UEFA-së.

Tani Dardanët e udhëhequr nga Afrim Tovërlani janë ngjitur në vendin e 33-të në ranglistën e UEFA-së.

Kjo ngritje e konsiderueshme vjen si rezultat i paraqitjeve të mira gjatë ciklit aktual të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ky përparim në renditjen e UEFA-së do të thotë që Kosova do të kalojë nga vazoja e pestë në vazon e katërt në shortin për kualifikimet e ardhshme evropiane.

Federata e Kosovës thotë se ky është një hap i rëndësishëm për Kombëtaren U21, e cila tani do të ketë mundësi më të mira për kualifikimet e ardhshme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...