15/06/2024

Krasniqi pret në takim një delegacion nga Turqia, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se sot në selinë e partisë e ka mirëpritur zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij.
Krasniqi ka thënë se delegacionin nga Turqia i ka njoftuar mbi zhvillimet politike në Kosovë.

“Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë të mirëpres sot Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij. Mysafirët i njoftova me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”, ka njoftuar kreu i PDK-së.

Kreu i PDK-së thotë se delegacionin e ka falënderuar për vizitë.
“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë”, thotë ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...