24/11/2024

Kremlin: Moska përgatit përgjigje për kufizimin e çmimit të naftës ruse

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Moska tha se po përgatit një përgjigje ndaj tavanit të çmimit të naftës së saj nga BE-ja dhe G7, pas hyrjes në fuqi të embargos ndaj importeve të naftës ruse nga deti, raporton Anadolu Agency (AA).

Perëndimi thotë se çmimi tavan prej 60 dollarësh për fuçi ka për qëllim të kufizojë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës që filloi në shkurt.

“Jemi duke përgatitur një vendim”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes se kur mund të pritet përgjigja e Moskës kundër vendimit.

Duke vënë në dukje se Rusia nuk do të njohë “asnjë tavan”, Peskov tha se miratimi i vendimeve të tilla është “një hap drejt destabilizimit të tregut botëror të energjisë”.

Peskov tha se ekonomia ruse ka potencialin për të përmbushur të gjitha nevojat e “operacionit special ushtarak” në Ukrainë dhe tavani i çmimit të naftës nuk do ketë ndikim në këtë.

“Sanksionet kundër Rusisë i shkaktojnë dëm të dukshëm vendeve evropiane, është joprofesionale ta mohosh këtë”, tha Peskov, duke shtuar se sanksionet i kanë sjellë disa probleme Rusisë, por ato nuk janë të një natyre kritike.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...