15/06/2024

Kremlini: Dëmtimi i hidrocentralit Kakhovka, sabotim i qëllimshëm i palës ukrainase

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se dëmtimi i hidrocentralit Kakhovka (HEPP) është shkaktuar nga sabotimi i Ukrainës, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët në Moskë, Peskov bëri vlerësime për HEPP Kakhovka, e cila u shkatërrua në mëngjes dhe shkaktoi përmbytje në rajon.

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte i informuar për zhvillimet. “Putini merr raporte si nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ashtu edhe nga institucionet e tjera përkatëse për situatën rreth HEPP të Kakhovkës. Mund të themi se po flasim për një sabotim të qëllimshëm nga pala ukrainase”, theksoi Peskov.

Zëdhënësi Peskov mohoi akuzat për përfshirjen e Rusisë në sulmin ndaj HEPP. “Urdhri për sulmin në HEPP Kakhovka është dhënë nga Kievi, prandaj Ukraina duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për pasojat e kësaj situate”, tha ai.

“Mund të krijohen kushte jashtëzakonisht të pafavorshme në rajon. Ky sabotim mund të ketë pasoja të rënda për dhjetëra mijëra njerëz, mjedisin dhe ngjarje të tjera që ende nuk janë përcaktuar”, shtoi Peskov.

HEPP Kakhovka e kontrolluar nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës u godit me bomba. Autoritetet ukrainase deklaruan se rajoni po përballej me kërcënimin e përmbytjeve dhe fajësuan Rusinë për incidentin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...