01/05/2025

Euro vijon rënien drastike në tregun shqiptar, çfarë po ndodh me monedhën evropiane

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Monedha evropiane Euro vazhdon të humbasë vlerën në tregun shqiptar. Ajo këmbehet këtë fillim qershori 107 lekë, niveli më i ulët që koha kur euro u hodh në qarkullim.

Monedha evropiane po bie në rënie të lirë, duke u këmbyer këtë të martë me 107 lekë, në kursin e Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtin trend janë edhe Dollari dhe Paundi britanik që po këmbehen 100 dhe 124.6 lekë, respektivisht.

Agjentët e këmbimit valutor thonë se, ndikohet nga oferta shumë e lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon me fillimin e sezonit turistik, dhe jo me pikun tij në muajin gusht. Ndikim tjetër vjen nga tregu i pasurive të paluajtshme, ku blerja e pronave nga të huajt në pjesën e parë të vitit u rrit me 50% dhe në total arriti në 290 mln euro.

Zhvlerësimi është i shpejtë, teksa shohim qershorin e vitit 2022, ku euro këmbehej 10.6 për qind më lart.

Me këtë prirje, operatorët thonë se rënia e euros do të vazhdojë dhe të prekë rekorde të reja për këtë vit, dhe faktori psikologjik mund të ushtrojë gjithashtu ndikim, duke nxitur edhe më shumë shitjet e euros.

Një situatë e tillë, favorizon gjithnjë e më shumë ato subjekte që kanë shpenzime në euro dhe të ardhura në lekë, ku përfshihen sidomos importuesit, qeveria shqiptare dhe huamarrësit e tjerë privatë.

Forcimi i lekut në teori duhet t’i bëjë më të lira importet dhe të japë një efekt pozitiv në nxitjen e konsumit privat. Gjithashtu, leku më i fortë ul barrën e borxhit në monedhën evropiane dhe lehtëson buxhetet nga shpenzimet për pagesën e kësteve të huave. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...