16/04/2024

Kroacia dërgon ushtrinë në kufi me Serbinë për “arsye sigurie”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka nisur procesin e rindërtimit të kazermave në regjionin e Baranjës, afër kufirit me Serbinë, me qëllim vendosjen e automjeteve luftarake M2A1 ODS “Bradley” bashkë me batalionin “Falcons”.

Kontingjenti i parë prej 22 automjetesh “Bradley” mbërriti nga Shtetet e Bashkuara në portin e Rijekës në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas informacioneve të Rrjetit Ballkanik të Sigurisë, batalioni i ushtrisë kroate “Falcons” do të zhvendoset në Beli Manastir, që gjendet në regjionin e Baranjës, për të zëvendësuar mjetin luftarak të këmbësorisë M-80A të prodhimit jugosllav me automjete amerikane M2A1 ODS “Bradley”.

Zëvendëskryeministri kroat dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, deklaroi para Kuvendit më 15 janar se tashmë ka nisur projekti për kthimin e ushtrisë në Baranjë. Në fund të vitit 2026 është planifikuar të përfundojë rinovimi i kazermës në Beli Manastir, ku do të vendosen nga 650 deri në 850 pjesëtarë të batalionit elitar “Falcons”.

Vendimi për zhvendosjen e batalionit u shpjegua me “arsye sigurie”, me theks të veçantë në mbrojtjen e kufirit nga kërcënimi i migrimit. Në vendim luajnë rol edhe arsyet demografike, me qëllim mbajtjen e popullsisë në Baranjë. Prezenca e ushtrisë pritet të përmirësojë situatën ekonomike të zonës.

Edhe pse motivet politike janë më pak të theksuara në publik, është e rëndësishme të theksohet se Baranja ishte temë e ndjeshme gjatë luftës së vitit 1991. Pas një zgjidhjeje politike midis Beogradit dhe Zagrebit, Baranja iu kthye Kroacisë nga procesi i riintegrimit paqësor deri në vitin 1997.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë së paraluftës nga viti 1991, Beli Manastir kishte 10.146 banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 2021 ky numër u reduktua në 7.973. Ndryshimet në përbërjen etnike janë gjithashtu të dukshme, me rritje të përqindjes së kroatëve dhe rënie të përqindjes së serbëve.

Kazermat në Beli Manastir ishin akomodimi i njësive të ndryshme ushtarake gjatë luftës kroato-serbe. Plani aktual përfshin rregullimin e infrastrukturës dhe rikthimin gradual të ushtrisë, me vendosjen e plotë të batalionit deri në fund të vitit 2026, me kalimin në mjetet “Bradley”. /koha

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...