16/04/2024

Krydiplomati Borell do të vizitojë Libanin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, më 5-7 janar do të vizitojë Libanin, njoftuan nga BE-ja, transmeton Anadolu.

Në kuadër të vizitës, sipas njoftimit, Borell do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë kryeministrin libanez Najib Mikati dhe ministrin e Jashtëm, Abdallah Bou Habib.

Gjatë vizitës së Borrellit do të diskutohen çështje të tilla si situata në Gaza dhe efektet e saj rajonale, veçanërisht në kufirin Izrael-Liban, rëndësia e shmangies së përshkallëzimit të tensioneve dhe vazhdimi i ndihmës humanitare për civilët.

“Borrell do të përsërisë rëndësinë e rritjes së përpjekjeve diplomatike me liderët rajonalë për të krijuar kushte për një zgjidhje përfundimtare dhe të qëndrueshme për Izraelin, Palestinën dhe rajonin”, thuhet në njoftim.\mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...