Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se Fidan në bisedën telefonike me homologun e tij Blinken diskutoi mbi zhvillimet e fundit në Izrael dhe Palestinë.
Fidan edhe dje zhvilloi bisedë telefonike me sekretarin Blinken lidhur me çështjen.