30/10/2024

Kryeministri i Katarit në SHBA për dialog strategjik ​

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani mbërriti në Washington të hënën për të marrë pjesë në raundin e gjashtë të Dialogut Strategjik Katar-SHBA, raporton Anadolu.

“Kryeministri mbërriti në Washington, duke kryesuar delegacionin e Katarit në raundin e 6-të të Dialogut Strategjik Katar-SHBA, i cili do të mbahet nesër”, tha Ministria e Jashtme e Katarit në një deklaratë.

Ministri “do të hapë dialogun me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se “dialogu do të përfshijë 12 sesione në fusha të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve”.

Dialogu vjen në mes të përpjekjeve ndërmjetësuese nga të dyja vendet për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për armëpushim në Gaza dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Në nëntor 2022, në Doha u zhvillua raundi i pestë i Dialogut Strategjik Katar-SHBA, gjatë të cilit u diskutuan çështje që lidhen me armët bërthamore të Iranit si dhe më çështjet e Irakut, Libisë, Afganistanit dhe Palestinës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...