27/07/2024

Kryeministri: Toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë e pakuptueshme dhe e paarsyeshme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shprehur i befasuar me veprimet e Serbisë, por ai ka thënë se është i befasuar me tolerancën dhe heshtjen e ndërkombëtarëve karshi veprimeve të shtetit serb, një ditë pasi kidnapuan tre policë kufitarë në veri.

Ai u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin.

“I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve të bëjnë trysni mbi Beogradin dhe bëjmë thirrje për lirimin e policëve. Serbia nuk është që po na befason, nuk ka ndryshuar nga apetitet e saj. Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim”, ka thënë Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të enjten.

Kurti ka thënë se janë në bisedime me zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd për të mësuar se ku po mbahen tre policët e kidnapur dhe për të aranzhuar një takim të mundshëm me ta.

Kurti i habitur që KFOR-i s’ka dalë me deklaratë zyrtare për vendin ku ndodhi rrëmbimi

Kurti është shprehur i habitur edhe me faktin që KFOR-i ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarja.

“Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është fakti që as të nesërmen, me këtë të vërtetë që ne po e shpalosim para juve, nuk del zyrtarisht KFOR-i. Cili është kuptimi që të nesërmen e një ngjarje e cila nuk ishte në mbrëmje por në mesditë, KFOR-i nuk del me një shpjegim zyrtar se ku është ky vend, ky vend qartazi është në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...