25/06/2024

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, Berisha: Akt terrorist

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha dënon rrëmbimin e 3 policëve, të cilët dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, krydemokrati Sali Berisha thotë se ky është një akt terrorist i urdhëruar direkt nga “Putini i vogël”.

Berisha i ka bërë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë atë që ai e quan “akt terrorist luftënxitës të ish-Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç”.

“Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.

Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish -Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...