17/07/2024

Kryenegociatorët në Bruksel për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se sot në Bruksel do t’i takojë kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak në një postim shkruan se me dy negociatorët do të punojnë për të gjetur hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes.

Lajçak madje përmend takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai shkruan se diskutimet ishin më sfiduese si kurrë më parë.

“…Gjithsesi, puna jonë vazhdon të martën kur do të mbledh kryenegociatorët për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes”, shkruan Lajçak.

Analistët po e vlerësojnë të gabuar shkuarjen e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi në Bruksel, marrë parasysh pikërisht takimin e fundit të kryeministrit që nuk pranoi ta takojë Aleksandar Vuçiqin.

Por, pas dështimit të takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, ish-diplomati Blerim Canaj, nuk ka pritshmëri nga takimi i 2 korrikut.

Ngjashëm po mendon edhe analisti, Fidan Ukaj. Vetëm se ky, thotë se është e paqartë se si po realizohet një takim i tillë, pa ditur nëse janë pranuar kërkesat që kryeministri kosovar i paraqiti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...