21/12/2024

Kryeparlamentari Xhaferi hedh poshtë nismën e Mickoskit për referendum

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka hedhur poshtë nismën e kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Xhaferi në arsyetimin e tij thotë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën, informon Tv21.

“Nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Respektivisht, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...