21/10/2024

Edukata dhe Feja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Hoxhë Isa Tërshani nga Shtimja, në emisionin  DIVANI me Vehbi Shatrin në RTI  me temen: “Kultura e sjelljes së myslimanit”

Falënderimet e pa numërta janë për Allahu e Madhërishëm, përshendetjet ja përcjellim figurës më të ndritur të njerëzimit, Muhametit a.s. familjes së tijë të ndershme, shokëve të tijë besik dhe të gjithë besimtarëve islam, të cilët e pasuan dhe do ta pasojnë deri në Ditën e gjykimit.

Fillimisht më lejoni të përshëndes stafin drejtues dhe realizues të këtij emisioni dhe të gjithë besimztarët e teleshikuesit të RTI-së. Me përshendetjen e banorëve të xhennetit  e selamu alejkum.

Fillimisht dua të falënderoj Zotin e Madhërishëm, që jam pjesë e këtij emisioni DIVANI.  Falenderojmë Zotin o Cili na udhëzojë në këtë besim. Allahu xh.sh, na dallojë, duke na paisur me driten e imanitm që në vehtëvetën tonë të paisemi, me besim, me edukatë, me kulturë dhe sjellje të mirë. Duke filluarë me këtë, ndaj vetëvetës, ndaj familjes dhe ndaj rrethit ku jetojmë.

Padyshim qe njeriu është qenijë shoqërore dhe si i tillë, është i detyruarë të jetojë në bashkësi. Jeta në bashkësi kërkon kushtë dhe rregulla, që të sillëmi në raport më të tjerët. Për derisa nuk jemi të edukuarë dhe të frymëzuarë, me një frymëzim apo me një edukatë hyjnore, sjellja jonë a do të jetë normale, a do të jetë thjeshtë esenciale dhe e përherëshme.

Allahu xh.sh. në suren Furkan citati 63 thotë:  “E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë dhe kur të takohën, kur të iu flasin injorantët, fjala e tyre është paqe”.

Besimtari mysliman asnjëherë nuk guxon të bie pre e veprimeve te të tjerëve. Në mesin e krijesave të Zotit është edhe njeriu. Njeriu ka tipare të melaqeve, ka tipare të mira.

Njeriu duhet ta kuptojë mirë fenë, besimin, praktikimin dhe zbatimin e sajë…

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...