14/06/2024

Kur pritet të vjen seria e re e videolojës së famshme Counter Strike?

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Valve kishte premtuar se Counter-Strike 2 do të lansohej “verën e këtij viti”, por vera veçse ka përfunduar, dhe shumë persona pyesin: “ku është CS2?”.

Dhe sipas të gjitha llogarive, lansimi është praktikisht afër të ndodhë.

Valve postoi një pyetje në dukje të fshehtë në profilin zyrtar të Counter-Strike në X: “Çfarë do të bësh të mërkurën e ardhshme?”, me sa duket duke lënë të kuptohet se ata planifikojnë të lansojnë një version të ri të lojës po atë ditë, përcjell Telegrafi.

Pra, mbani shënim këtë datë, pasi loja mund të lansohet pasditen e së mërkurës të 27 shtatorit, ndoshta në orën 19:00.

Lansimi i kësaj loje ka shumë të ngjarë të jetë gjëja më e madhe në lojërat kompjuterike në 2023. Counter-Strike: Global Offensive aktuale ka regjistruar 1 milion lojtarë aktivë të njëkohshëm në baza ditore prej muajsh.

Nëse ndonjë lojë kishte një shans për të rrëzuar nga froni PUBG: Battlegrounds me 3.2 milionë lojtarë në të njëjtën kohë, ishte Counter-Strike 2 – përmirësimi më i madh i një loje konkurruese në dekadën e fundit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...