10/11/2024

Kurti: Diaspora në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh – por edhe për remitancat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion nga Zvicra që udhëhiqej nga ish-ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se grupi i cili ka udhëtuar drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor në një vizitë studimore, do të qëndrojë në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Tutje thuhet se përgjatë takimit u cekën tema të ndryshme, me interes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Urat e bashkëpunimit mes nesh si shtete por edhe si shoqëri, të cilat kultivohen e thellohen edhe më tej përmes diasporës sonë në Zvicër, u vlerësuan lart nga kryeministri dhe personalitetet e pranishme në takim të cilët mbulojnë fusha të ndryshme, si mjekësia, komunikimi dhe arkitektura”.

Kurti në këtë takim tha se diaspora kosovare në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh, por edhe për remitancat, ku mbi 20 për qind e remitancave që vijnë në Kosovë janë nga Zvicra.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, kryeministri vuri në pah rolin e rëndësishëm të Zvicrës si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe që vazhdon të kontribuojë përmes programeve të Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC).

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...