18/07/2024

Kurti: Nuk ka mirëbesim në dialog pa dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar serb

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, edhe në mbledhjen e Qeverisë që është duke u mbajtur, tha se nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim derisa Serbia nuk e dorëzon kryeterroristin Milan Radoiçiqi dhe grupin e tij që kryen sulmin në Banjskë.

Kurti po ashtu e përmendi kushtin tjetër të tij se mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën e ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e kishte dërguar në BE.

“Ishte takimi i parë i nivelit të lartë pas sulmit terrorist në Banjskë me organizimin dhe financim të shtetit të Serbisë. Pas nëntë muajve nga sulmi, kryeterroristi Radoiçiq është i lirë dhe mbrohet nga Serbia.

Ne nuk mund ta ngjallim heroin tonë Afrim Bunjaku, por Serbia mund ta dorëzojë grupin paramilitar serb me kryeterroristin Radoiçiq që të përballen me drejtësinë në Kosovë. Për sa kohë Radoiçiqi dhe grupi i tij enden të lirë në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim.

Mirëbesimi në dialog është humbur edhe me letrën që Bërnabiq e dërgoi më 13 dhjetor te shërbimi i jashtëm në BE pasi e lexoi para 27 liderëve të vendeve anëtare. Ajo letër thotë se Serbia nuk e konsideron dhe nuk do ta respektojë marrëveshjen e Brukselit.

Andaj, ajo letër duhet të tërhiqet. Ajo letër dhe marrëveshja e arritur në Bruksel janë në kundërthënie me njëra-tjetrën. Marrëveshja duhet të nënshkruhet që të ketë zbatim”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...