18/09/2024

Kurti: Hapja e urës mbi Ibër nuk është kundër askujt, e aq më pak ndaj partnerëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Kurti ka thënë se hapja e kësaj ure është e drejtë dhe e nevojshme për të gjithë.

“Hapjen e urës ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, të cilat i kemi ndarë  menjëherë dje me komandantin e KFOR-it në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se do të vazhdojnë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës për hapjen e urës mbi Ibër.

“Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë, shtetin. Do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë”, tha Kurti.

Ai shtoi se hapja e urën nuk është kundër askujt e aq më pak ndaj partnerëve tanë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...