13/01/2025

Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë që ta thyejnë heshtjen

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar gratë, vajzat, burrat e djemtë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të thyejnë heshtjen për krimin e përjetuar.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia gjatë viteve 1998-99, teksa ka shtuar se ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë.

“Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë. Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi”, shkroi ai.
Kryeministri më tej ka njoftuar se përmes ndryshimit të ligjit është zgjatur afati për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale, deri më 15 maj 2025.

“Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte”, u shpreh Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...