21/04/2024

Kurti krah Halil Kastratit për gurëthemelin e Qendrës Rezidenciale për të moshuarit në Llap

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Në Podujevë është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se e njëjta do të ketë sipërfaqe 2,700 metra katrorë dhe do të ofrojë shërbime të ndryshme.

“Kjo qendër do ta ketë sipërfaqe 2,700 metra katrorë. 530 mijë euro janë investime nga shteti, komuna, ndërsa investim i organizatës do të ketë dy milionë euro. Kjo qendër do ta ketë bujtinën, parkun, fizioterapinë dhe kujdesin primar shëndetësor. Do të jetë moderne me kushte të mira për ata të moshuar që do ta gëzojnë pleqërinë e tyre këtu”, shtoi ai.

Bashkë me Kurti prezent ishte edhe drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.  Ai tha se ky projekt është i dyti pas atij në Vushtrri.

Eshtë projekti i dytë si ky i sotmi pa atij në Vushtrri.

Projekti është kuzhinë humanitare për 200 familje nevojtare. E kemi zgjedh ditën e sotme pasi jemi në prag të ditës së heronjve të Podujevës, e unë i falënderoj familjarët e tyre për pjesëmarrje”, tha  ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...