23/07/2024

“Mes SHBA-së dhe Izraelit u nënshkrua një marrëveshje e madhe armësh”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Media izraelite ka njoftuar se SHBA-ja dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe armësh e cila përfshin furnizimin e Tel Avivit me shumë avionë F-35 dhe F15  si dhe helikopterë ushtarakë Apache, transmeton Anadolu.

Kanali televiziv izraelit Channel 12, ka raportuar se ka siguruar qëndrimet e zyrtarëve izraelitë nga Ministria izraelite e Mbrojtjes të cilët ishin të përfshirë në marrëveshjen e kryer me Washingtonin.

“Një marrëveshje dramatike armësh u nënshkrua mes SHBA-së dhe Izraelit gjatë luftës që vazhdon në Rripin e Gazës. Brenda disa ditëve të ardhshme, do të sigurohen tre flota (skuadrilje) të reja dhe mijëra municione të cilat do të dislokohen për ushtrinë izraelite”, sipas zyrtarëve izraelitë.

Sipas zyrtarëve emrat e të cilëve nuk identifikohen, thuhet se marrëveshja përfshin sigurimin e shumë avionëve F-35 dhe F15 AI si dhe të helikopterëve ushtarakë Apache, për ushtrinë izraelite.

Zyrtarët thanë se marrëveshja e nënshkruar në një kohë kur lufta në Gaza dhe konfliktet me Hezbollahun libanez në veri vazhdojnë, është “jashtëzakonisht e madhe”.\Mesazhi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...