06/09/2024

Kurti: Largimi i kryetarëve në veri bëhet vetëm përmes zgjedhjeve, jo me banda kriminale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se largimi i kryetarëve në komunat veriore duhet të bëhet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo që ata të largohen me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë.

Kurti ka potencuar se qeveria do të jetë garancion për zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të zgjedhur nëse rezultati shpreh vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Përveç kësaj, ai ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për të siguruar që votimi në këto komuna të realizohet në mënyrë të qetë dhe transparente.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda kriminale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët. Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielën e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre.

Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 për qind e qytetarëve do të votojnë për ta ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Dhe me pas le ti kemi zgjedhjet ku do ti ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

Votimi më 21 prill organizohet në bazë të Udhëzimit Administrativ që hartoi Qeveria e Kosovës, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të Kosovës të shkarkohet.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00, por nuk dihet ende, është se ku do të hapen qendrat e votimit.

Zgjedhjet e fundit lokale, në prill të vitit 2023, u mbajtën në kontejnerë, për shkak se drejtorët e institucioneve arsimore nuk dhanë leje që qendrat e votimit të hapeshin në ambientet e tyre – gjë që ishte praktikë më herët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...