26/12/2024

Kurti: Më 1 nëntor pritet të nis regjistrimi i popullsisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në takimin me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim.

Gjatë këtij takimi i pari i Qeverisë, tha se Qeveria më e mirë është ajo që është pranë popullit.

“Ne kemi organizuar këtë takim për herë të pestë ku ndajmë shqetësimet dhe të arriturat. Si Qeveri deri tash kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet jo shumicë”, tha Kurti.

Kryeministri përmendi edhe bashkimin e komunës së Mitrovicës në veri në Asociacionin e Komunave të Kosovës, raporton Telegrafi.

“Tri komunat tjera veriore kanë kërkuar t’i bashkohen Asociacionit të Komunave të Kosovës”, tha ai.

Kurti më tej foli edhe për regjistrimi e popullsisë për të cilin tha se pritet të nis më 1 nëntor.

“Regjistrimi i popullsisë pritet të nis më 1 nëntor, kemi hapur vende pune për minoritete, kemi ndarë grante për organizatat joqeveritare. Me informacionet qe do të merren nga regjistrimi ne do te shohim se sa shkolla në duhen, sa kilometra rrugë e ku të investojmë në ekonomi”, tha Kurti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...