21/04/2024

Kurti: Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sot është 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Kuvendi është duke mbajtur një seancë solemne për nder të Adem Jasharit dhe familjes së tij,

Në Kuvend, fjalën e tij e ka marrë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka treguar për historinë e popullit shqiptar dhe për heroizmin e familjes së Adem Jasharit, e cila luftoi për çlirimin e Kosovës.

“Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij gjatë gjithë jetës deri në vdekje, deri në rënien heroike”, u shpreh shefi i qeverisë./RTI

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...