17/06/2024

Kurti pas lirimit të 3 policëve kërkon përgjegjësi për agresionin serb

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas lirimit nga paraburgimi në Serbi, tre policët e Kosovës.

Sipas Kurtit, rrëmbimi i tyre konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”

Tre policët të cilët tash e dhjetë ditë ishin duke u mbajtur në paraburgim në Serbi janë liruar nga me vendim të Gjykatës së Kralevës.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojën pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje.

“Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe S.M. për nga një vepër penale, prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe nxori vendimin me të cilin të pandehurve u ndërpreu paraburgimi” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjatë ditës Fatmir Haxholli, sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd kishte njoftuar se policët do të paraqiteshin sot prapë në gjykatë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...