15/06/2024

Vjosa Osmani falënderon ShBA-në për angazhimin për lirimin nga paraburgimi të 3 policëve kosovarë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tre zyrtarë policorë që u kidnapuan më 14 qershor në veriun e Kosovës, në Leposaviq, sot u liruan nga paraburgimi.

Vendimin e mori Gjykata e Kralevës ndërkohë që konfirmoi aktakuzën për armëmbajtje pa leje.

Menjëherë pas lirimit, ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për gjithë punën e bërë.

“Më lejoni që fillimisht që të shpreh falënderimet e përzemërta për të gjithë punën që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të Republikës së Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar pas aktit të agresionit që Serbia kishte kryer ndaj Republikës së Kosovës. Siç e dini, tashmë ata janë të lirë dhe duke u kthyer në Kosovë dhe familjet e tyre” – tha të hënën para gazetarëve Osmani.

Tre policët të cilët tash e dhjetë ditë ishin duke u mbajtur në paraburgim në Serbi janë liruar nga me vendim të Gjykatës së Kralevës të hënën.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojnë pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje.

“Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe S.M. për nga një vepër penale, prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe nxori vendimin me të cilin të pandehurve u ndërpreu paraburgimi” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Reagime pati edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...