08/09/2024

Kurti për draftin e Asociacionit: Është pakrahasueshëm më i avancuar se ai i viteve 2013 dhe 2015

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, i cili iu prezantua nga pesëshja evropiane më 21 tetor në Prishtinë.

Kurti është shprehur se ka dërguar vërejtje për këtë draft statut, por sipas tij, ky është pakrahasueshëm më i avancuar se në vitet 2013 dhe 2015.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty më 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft-statut.

Është e qartë se ai draft-statut është pakrahasueshëm më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015.

Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft-statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë.

Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, u shpreh Kurti.

Kurti ritheksoi se dallimi kryesor është korniza, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet dhe për këtë arsye, thotë ai, “edhe unë kam thënë se është i pakrahasueshëm me të tjerët, që përafroheshin në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 dhe ku në fakt nuk kishte barazi midis palëve”.

“Unë nuk mund ta pranoj asnjëherë akuzën për zvarritje. Kosova ka qenë konstruktive, kreative e përkushtuar prej fillimit. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me 27 shkurt në Bruksel, kam thënë le të nënshkruajmë me 18 mars në Ohër dhe tash së fundmi le të nënshkruajmë me 26 tetor në Bruksel. Unë nuk zvarris kurrë. Mua kur mu tha që është e rëndësishme të bëhet sa më shpejt normalizimi, unë thash le ta bëjmë sonte. Pra, edhe marrëveshja bazike, edhe aneksi i zbatimit, po e fusim edhe këtë draft statut, përkundër vërejtjeve të mija, por ato le të nënshkruhen sepse unë konsideroj që vetëm nënshkrimi është garancion për pranim të marrëveshjes që më pastaj edhe zbatohet”, shtoi tutje Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...