19/06/2024

Kurti për France24: S’dua dështim pas dështimi, Beogradit nuk i kanë dalë llogaritë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për televizionin francez France24, ku tha se “Beogradit nuk i kanë dalë llogaritë” dhe para se të mbahen zgjedhje të reja në katër komunat veriore, duhet të mbizotërojë ligji, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u shpreh se atje ku nuk ka ligj, nuk ka as zgjedhje demokratike.

Kurti ndër tjera tha se nuk dëshiron të ketë dështim pas dështimit dhe dëshiron angazhim për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci.

“Zgjedhjet do të mbahen sipas rendit dhe ligjit. Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike. Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis”, është shprehur Kurti për France24.

Kurti ka përsëritur se legjitimiteti i kryetarëve aktualë në veri është i dobët, por që askush tjetër nuk është më legjitim së ata për të pasur qasje në objektet komunale.

“Sot në tri komunat veriore situata përgjithësisht ishte e qetë. Pse? Sepse nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi. Nuk ju kanë dalë llogaritë. Kanë menduar se atje do të dështojë sistemi, por nuk ka ndodhur. Janë katër kryetarë. Nëse nuk do të hyjnë në ndërtesa zyrtare, ku duhet të hyjnë? Nëse ato s’janë për ta, për kë janë?”, pyeti Kurti.

Ai deklaroi se nuk sheh plotësimin e mandatit të kryetarëve aktual, dhe se beson që së shpejti mund të ketë zgjedhje të reja.

“Ne kemi për ta mbrojtur kushtetutshmërinë. Këta katër kryetarë nuk shoh se do ta përfundojnë mandatin. Brenda muajsh mund të kemi zgjedhje, por nuk duhet të ketë banda. Duhet pasur kushte për zgjedhje të parakohshme”, shtoi kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...