25/04/2025

VV: Kosova do të triumfojë, nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lëvizja Vetëvendosje përmes një video të publikuar në Facebook kanë thënë se Serbia edhe sot përmes milicisë fashishte po vazhdon të cenojë rendin kushtetues në Kosovë.

Në videon tre minutëshe thuhet se të gjitha çfarë po ndodhin në veriun e Kosovës janë të bëra me orkestrim nga Beogradi, teksa theksojnë se “Serbia e Vuçiqit është e njëjta me atë të Millosheviqit”.

“Shteti që ka shkaktuar në tri dekada katër lufta. Ky shtet autokratik vazhdon të cenojë integritetin e vendit. Përmes milicisë fashiste Serbia vazhdon të cenojë rendin kushtetues. Këto të gjitha po bëhen me orkestrim të organizuar nga Beogradi. Por, Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues”, thuhet në videon e publikuar.

“Kosova nuk do të lejojë që milicia fashiste të përcaktojë rendin kushtetues. Nuk mund të ketë kompromis mes rendit dhe krimit, mes milicisë fashiste dhe shtetit të Kosovës, mes asaj që duhet dhe asaj nuk lejohet”, thuhet në videon e VV-së.

“Republika e Kosovës do të triumfojë së bashku me Policinë e Kosovës dhe qytetarët e vendit, Republika do të mbetet e fuqishme ashtu siç i ka hije”, përfundon videoja e publikuar nga VV-ja në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...