27/07/2024

Kurti pret ambasadorin e ri të Shqipërisë, theksohen raportet vëllazërore mes dy shteteve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin për detyrën e re. Derisa vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit.

Sipas njoftimit, në takim u bisedua për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku thuhet se bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.

“Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsejtë 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve. Ndërkaq, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Duke i uruar suksese në këtë angazhim të ri, Kryeministri Kurti e falenderoi ambasadorin Malaj për takimin e bisedën e frytshme”, thuhet tutje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...