13/04/2024

Kurti: Serbia shkel të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kurti përmendi shkeljet e shtetit serb ndaj minoritetit shqiptar derisa foli me shifra se sa pak shqiptarë ka nëpër institucionet shtetërore në komunat shqiptare në Serbi.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tubim në mbështetje të Listës “Beteja politike vazhdon – Shaip Kamberi”, e cila garon në zgjedhjet e përgjithshme të 17 dhjetorit në Serbi.

Kryeministri Albin Kurti lavdëroi bashkimin e partive politike në një koalicion për zgjedhjet e 17 dhjetorit, derisa tha se “ky bashkim i politikanëve në Luginën e Preshevës dëshmon se mund të jemi edhe për pluralizëm politik edhe për bashkim kombëtar”.

Kurti në fjalën e tij përmendi shkeljet e shtetit serb ndaj minoritetit shqiptar derisa foli me shifra se sa pak shqiptarë ka nëpër institucionet shtetërore në komunat shqiptare në Serbi.

“Mosekzistimi i shqiptarëve në institucione në Serbi, mungesa e qasjes në drejtësi, siguri, ekonomi, mospranimi diplomave të universiteteve kosovare, moslejimi teksteve shkollore nga Kosova, përbëjnë elemente të këtij sulmi shtetëror mbi shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Këto shkelje janë të përditshme, ndonëse ne i përmendim në fjalim një herë, ato janë të përditshme. Ato vlejnë edhe nesër kur nuk do të jem duke folur për këtë çështje”, theksoi Kurti.

Në koalicionin “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” u bënë bashkë Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, i përkrahur nga Aleanca për Luginën.

Në legjislaturën e fundit parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi ishte deputeti i vetëm shqiptar. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 17 dhjetor.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...