19/06/2024

Kurti: Situata në veri është e qetë, sundimi i ligjit po mirëmbahet gjithnjë e më shumë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit për zvogëlimin për 25 për qind të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sikurse Kurti, edhe Policia e Kosovës, kanë thënë se zvogëlimi i prezencës do të nisë prej 4 gushtit, pasi situata e sigurisë është vlerësuar e qetë, në një takim me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe pjesëtarë të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

“Pra, siguria është e mirë, situata është e qetë, dhe mund ta zvogëlojmë ca praninë e policisë sonë. Sundimi i ligjit dhe rendi publik po mirëmbahen gjithnjë e më shumë e më mirë. Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se se Policia e Kosovës do ta zvogëlojë për 25 për qind prezencën e saj vetëm afër ndërtesave komunale në veri, dhe jo në pjesën tjetër të vendit.

“Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit”, shkroi ai.

Tutje kryeministri theksoi se Marrëveshja e Bratislavës po zbatohet me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratislavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim.

“Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë. Njëkohësisht, ne jemi vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror i fqinjit tonë verior”, tha ai.

Kryeministri ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike.

“Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...