14/04/2024

Kurti takoi politikanët shqiptarë nga Lugina e Preshevës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy ditët e fundit priti në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre.

Sipas njoftimit për media thuhet se, Kurti i falënderon pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u dëshiron sukses në zgjedhjet e radhës.

“U diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve u pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë”, apo jo, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim theksohet se, ishte konstatim i përbashkët, që një listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë e më të drejtë të shqiptarëve atje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...