10/10/2024

Zv.presidentja amerikane: Kolonët izraelitë duhet të mbajnë përgjegjësi për “aktet e dhunshme” të shkaktuara në Bregun Perëndimor

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka përsëritur mbështetjen e saj të qeverisë për Izraelin, por në bisedimet e saj me presidentin izraelit, Isaac Herzog, theksoi nevojën për “të mbajtur përgjegjës kolonët ekstremistë për aktet e dhunës” në Bregun Perëndimor të Palestinës, transmeton Anadolu.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Harris dhe Herzog diskutuan konfliktin e armatosur në vazhdim në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Harris shprehu mbështetjen e saj për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e tij dhe për të “luftuar terrorizmin”. Ajo theksoi nevojën për të mbrojtur civilët dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar humanitar.

Zv.presidentja amerikane gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e vendosjes së paqes së qëndrueshme në rajon, përtej konflikteve aktuale, si dhe shprehu angazhimin e saj për të punuar me partnerët rajonal për këtë çështje.

Egjipti falënderohet për lehtësimin e ndihmës për Gazën

Gjithashtu edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian, Muhammad Zaki.

Pentagoni njoftoi se Austin dhe Zaki diskutuan për përmirësimin e sigurisë në Lindjen e Mesme pas 7 tetorit.

Austrin falënderoi Egjiptin për ndihmën në dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe për evakuimin e qytetarëve amerikanë nga atje.

Gjatë bisedës së tyre, ata theksuan rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe sekretari amerikan mbështeti të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër “sulmeve terroriste”.

Izraeli ka njoftuar se 31 ushtarë janë vrarë dhe 260 të tjerë janë plagosur që kur filloi operacionet e zgjeruara tokësore në Rripin e Gazës më 27 tetor.

Të paktën 10.328 palestinezë, përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra, janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjes masive të popullatës palestineze, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...