Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do zhvillojë r takim me Këshillin Grevist të BSPK-së. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për Indeksonline se takimi do të mbahet sot në mëngjes.
Kujtojmë se të shtunën kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë takuar me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli me të cilin kanë diskutuar për grevën e shpallur nga BSPK.
Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria që të dialogoj me BSPK-në dhe SBAShK-un për të arritur ujdinë për ndërprerjen e grevës. Kurti deri tash nuk ka dhënë shenja se do ta takoj Rrahman Jasharajn e SBASHK-ut.