27/07/2024

Lajçak tregon për rezultatet e takimeve me Kurtin, Bislimin, Vuçiqin dhe Petkoviqin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Emisari Bashkimit Evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në margjinat e Simpoziumit të 25-të Ndërkombëtar Symi në Kretë të Greqisë, ka zhvilluar shumë takime e ndër to edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe për takimet në Bruksel me kryenegociatorët, Bislimi e Petkoviq dhe presidentin serb Vuçiq.
Lajçak e ka cilësuar të vlefshëm takimin e kryeministrin Kurti.

“U angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE-së nga 3 qershori, dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, ka shkruar Lajçak, në një postim në Facebook.

Më tej ai ka bërë të ditur se të martën (18 korrik) është kthyer në Bruksel për t’u përgatitur për takime me Zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën dhe kryenegociatën e Serbisë Petar Petkoviq.
“Diskutimet tona u fokusuan në çështjet që lidhen me Dialogun, përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27-të. Muaji shkurt dhe de-përshkallëzimi i nevojshëm në veri të Kosovës. U dakorduam që këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente të rëndësishme do ta vazhdojmë në periudhën e ardhshme”, ka thënë Lajçak, transmeton Telegrafi.

Ai ka njoftuar se të njëjtën ditë ka takuar në Bruksel edhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“[Me Vuçiqin] U dakorduam se është e rëndësishme të ndërmerren hapa të shpejtë për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe të arrihet progres i shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka njoftuar Lajçak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...