18/07/2024

Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s’ka pranuar të shantazhohet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë nëse Kosovës do t’i hiqen masat ndëshkuese, në mbledhjen e sotme të Komitetit Politik dhe të Sigurisë (PSC), megjithëse është raportuar se rekomandimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, është për largimin e masave.

Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënë se vendosja e masave ka qenë e padrejtë dhe mbi të gjitha ka vlerësime se ka pasur shkelje ligjore gjatë vendosjes së tyre.

Ai ka deklaruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për largimin e masave, megjithëse ka shtuar se ka pasur kërkesa nga vendet anëtare që kanë kërkuar koncesione shtesë, “por Kosova s’ka pranuar të shantazhohet”.

Bislimi ka shtuar se masat kanë qenë të padrejta dhe ndaj Kosovës janë bërë kërkesa për koncesione shtesë dhe kjo sipas tij tregon që më së paku faji ka qenë i Republikës së Kosovës për vendosjen e këtyre masave.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...