27/07/2024

Largohet edhe një billbord me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës sot ka larguar edhe një billbord që ishte në një kodër të Komunës së Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, ditë më parë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kishte thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të duhet të jetë ambasada e saj në Prishtinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...