12/10/2024

Lejet e qëndrimit për punësim në Shqipëri, italianët dhe turqit të parët, shtetasit nga Kosova renditen të tretët

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjithsej 18,151 shtetas të huaj me leje qëndrimi të rregull jetojnë në Shqipëri sipas statistikave të vitit 2022, nga të cilët 43.7 për qind janë me leje qëndrimi për arsye punësimi (7,932).

Shtetasit nga Italia kryesojnë për lejet e qëndrimit për arsye punësimi në Shqipëri me rreth 1,409 leje ose 47.8 për qind e totalit të italianëve me leje qëndrimi (2,948), sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT.

Në vendin e dytë renditen shtetasit nga Turqia me 1,037 leje qëndrimi për arsye punësimi ose 63.7 për qind e të gjitha lejeve e qëndrimit të lëshuara për këta shtetas (1,629) deri në vitin 2022.

Shtetasit nga Kosova renditen të tretët me 707 leje qëndrimi për arsye punësimi ose rreth 25 për qind e shtetasve me leje qëndrimi në vitin 2022 (2,829).

Për sa i përket lejeve të qëndrimit për arsye punësimi, më tej renditen shtetasin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (505), Egjipti (293), etj.

Sipas të dhënave të INSTAT, të huajt rezident në Shqipëri me origjinë nga Italia, përveç arsyes për punësim (47.8 për qind) vihet re edhe një dominim i arsyes për bashkim familjar (17.2 për qind). Në anën tjetër, shtetasit nga Kosova kryesohen nga arsyet për bashkim familjar (44.7 për qind) dhe arsyet të tjera (29.0 për qind).

Të huajt me origjinë nga Turqia kryesojnë nga arsyet për punësim (63.7 për qind) dhe arsyet për bashkim familjar (31.7 për qind). Të huajt me origjinë nga SHBA dhe Egjipt dominohen nga arsyet për punësim (respektivisht me 54.2 për qind dhe 74.2 për qind). /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...