16/04/2024

Lëvizja BESA: Qeveria prioritet kazinot, vendbanimet shqiptare pa autostrada

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lëvizja BESA ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për prioritetin e saj të dyshimtë ndaj sektorit të kazinove, duke lënë mënjanë investimet e nevojshme në infrastrukturën rrugore shqiptare. Partia akuzon se derisa Maqedonia e Veriut ka lidhje autostradale me vende të tjera, vendbanimet shqiptare mbeten të izoluara nga ky zhvillim.

Në veçanti, autostrada Kërçovë–Ohër, e cila është ende e parealizuar, ka shpërfaqur dështimin e vazhdueshëm të investimeve kapitale nga pushteti aktual. Për shkak të vonesave dhe mosrealizimit të kësaj autostrade, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të mbeten pa lidhje efikase me vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Në këtë kontekst, Lëvizja BESA ka bërë thirrje publike për sqarime nga liderët e Qeverisë dhe ka shprehur shqetësimin se paratë publike po shkojnë drejt investimeve të dyshimta në sektorin e lojërave të fatit, ndërsa prioritetet për autostradat mbeten në hije.

Partia kritikon gjithashtu premtimet e papërfunduara të Qeverisë për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllac, duke theksuar se, megjithë premtimet e tyre, ende nuk janë ndërtuar as dy kilometra nga ky projekt.

Në përfundim, Lëvizja BESA akuzon BDI-në dhe partnerin e saj LSDM për mungesën e përkushtimit ndaj zhvillimit të infrastrukturës rrugore, duke shprehur dyshime për shfrytëzimin e fondeve publike për qëllime të paqëndrueshme. Partia bën thirrje për transparente dhe llogaridhënie nga autoritetet për të sqaruar shqetësimet e qytetarëve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...