25/06/2024

Lëvizja Besa: Qeveria zhvillon biznesin e kazinove, harron rrugët që lidhin shqiptarët

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ka akuzuar sot partitë e pushtetit për mungesë dhe zvarritje të investimeve kapitale në rajonet ku jetojnë shqiptarët. Sipas kësaj partie, qeveria sjell vendime për hapje dhe zhvillim të biznesit të kazinove, duke lënë pas dore, siç thonë nga kjo parti, qytetarët që rrezikojnë jetën në rrugë të vjetra, të shkatërruara e pa standarde.
“Me dekada të tëra në Qeveri, BDI vetëm ka premtuar zhvillim infrastrukturor, por nuk ka realizuar asgjë. Vendi është i lidhur me autostradë me Greqinë, Bullgarinë e Serbinë, por kurrë nuk arriti të lidhet edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Autostrada Kërçovë – Ohër, mbetet vetëm një premtim dhe projekt nga i cili BDI si pjesë e pushtetit vetëm po zhvat qytetatët duke ribuxhetuar dhe ridedikuar qindra miliona euro për këtë autostradë që për dhjetë vite s’po përfundon. Njejtë edhe me autostradën Shkup – Bllacë. Dhjetëra afate të premtuara për ndërtim dhe ende nuk janë përfunduar as 2 kilometrat e parë. Këto janë fakte që kur bëhet fjalë për investime kapitale tek zonat shqiptare, BDI e para për të premtuar, por e fundit për të realizuar”, thotë Besar Durmishi nga Lëvizja Besa.
Sipas Durmishit, Qeveria e Maqedonisë do ta ketë të njejtën qasje edhe për rrugën tetovë – Prizren, për të cilën, siç thotë ai, Qeveria e Kosovës i ka filluar të gjitha procedurat.

“I bëjmë apel Qeverisë, që nëse nuk është e gatshme dhe nuk dëshirojnë të lidhin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me autostradë, le t’ia japë kompetencat Komunës së Tetovës, dhe kjo dëshirë e qytetatëve do të bëhet realitet shumë shpejt, siç u bënë realitet dhjetëra rrugë komunale, që kur Lëvizja BESA udhëheq pushtetin lokal”, deklaroi Durmishi.

Lëvizja Besa pyet funksionarët e BDI-së se ku përfundojnë paratë e buxhetit shtetëror që duhet të investohen në autostrada.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...