17/06/2024

Lëvizja pa viza nga 1 janari – Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t’ju refuzohet hyrja

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ditë më parë ka dalë me një njoftim sa i përket udhëtimit pa viza për qytetarët e Kosovës, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se “Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra”.

Ambasada gjithashtu njofton se udhëtimi pa ju mundëson të udhëtoni pa vizë për qëndrime të shkurtra, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

“Ju mund të qëndroni deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes numrin e ditëve të qëndrimit tuaj, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të tejkalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore. Periudha e qëndrimit llogaritet nga data e parë e hyrjes në çdo zonë Shengen”, njofton ambasada gjermane.

Tutje ambasada bënë të ditur se keqpërdorimi mund të çojë në refuzimin e hyrjes në të ardhmen në raste të tilla si: qëndrimi përtej 90 ditësh në periudhë prej 180 ditësh, punësimi pa leje, nëse përbëni kërcënim për sigurinë publike ose përfshiheni në aktivitete kriminale.

“Keqpërdorimi dhe qëndrimi përtej periudhës së mund të çojnë në gjobë financiare dhe të rezultojnë në dëbim dhe ndalim të hyrjes në Zonën Shengen deri në 5 vjet”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

-Poseduesit e pasaportave të Kosovës duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt Zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra.

-Udhëtimi pa viza ju mundëson të udhëtoni pa vizë për qëndrime të shkurtra, për shembull, si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

-Ju mund të qëndroni deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes numrin e ditëve të qëndrimit tuaj, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të tejkalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore. Periudha e qëndrimit llogaritet nga data e parë e hyrjes në çdo zonë Shengen.

-Me një pasaportë biometrike të vlefshme të Kosovës mund të udhëtoni pa viza në vendet e mëposhtme të BE-së: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Letoni, Lituani , Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Gjithashtu mund të udhëtoni në vendet e Shengenit: Zvicër, Norvegji, Lihtenstein dhe Islandë. Ju nuk mund të udhëtoni në Spanjë.\

-Duhet të keni gjithmonë informacion për qëllimin e vizitës suaj, vendin e akomodimit/ku do të qëndroni gjatë vizitës, biletat kthyese, dëshmitë e mjeteve të mjaftueshme financiare për të mbuluar qëndrimin (para dhe/ose kartë krediti). Rekomandohet fuqimisht të keni një sigurim udhëtimi. Nëse synoni të qëndroni me të afërmit ose miqtë tuaj të familjes, duhet të keni adresën e saktë dhe numrat e telefonit të tyre. Zyrtarët kufitarë mund të kërkojnë dokumente mbështetëse që arsyetojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar.

-Udhëtimi pa viza nuk ju mundëson të punoni në Zonën Shengen. Nëse synoni të punoni në një nga vendet e BE-së, duhet të aplikoni për vizë pune të kategorisë D në shërbimin përkatës të konsulatës së këtij vendi të BE-së.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...