12/05/2025

Libani paraqet ankesë ndërkombëtare kundër Izraelit për bllokimin e GPS-it

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Libani paraqiti një ankesë në Kombet e Bashkuara dhe Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit kundër Izraelit , duke cituar si arsye ndërprerjen e qëllimshme nga Tel Avivi të sistemit të tij të pozicionimit global (GPS), transmeton Anadolu.

Ministria libaneze e Komunikimeve tha në një deklaratë tha se ndërhyrja e Izraelit prek kryesisht sistemet GPS brenda Libanit.

Libani akuzon Izraelin për ndërprerje të GPS-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit dhe disa vende të tjera që nga shpërthimi i përleshjeve ndërkufitare me Hezbollahun më 8 tetorin e kaluar.

Vëzhguesit në Liban thonë se me ndërhyrjen izraelite synohet kontrolli mbi hapësirën ajrore libaneze dhe pengimi i dronëve antiizraelitë.

Shqetësimet janë rritur për një luftë të plotë midis Izraelit dhe grupit libanez Hezbollah në mes të një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...