22/07/2024

Ligji për zonat e mbrojtura, BE kërkon transparencë, reagon Rama: Të parët në rajon për numrin e parqeve kombëtare

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në platformën “X” pas një njoftimi të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ku kërkohen konsultime dhe transparencë për disa ndryshime të parashikuara në ligjin e zonave të mbrojtura.

Rama ka thënë se është 100 për qind dakord me mendimin e BE-së.

Ambasada e BE-së më herët ka deklaruar në një status se Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura.

Në njoftimin e BE-së thuhet se në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, legjislacioni shqiptar duhet të përafrohet me standardet evropiane, ndaj duhet që miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE të bëhet me konsultim të gjerë publik.

Kryeministri Rama ka thënë se është në një mendje me BE-në ndërsa ka shtuar se tashmë rruga drejt “Shqipëria 2030” ka nisur. Ai shprehet në statusin e tij se në10vite Shqipëria ka bërë përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot është e para në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura si rezultat i zgjerimit të tyre në këto vite

“Me vizionin Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura si rezultat i zgjerimit të tyre në këto vite. Ndryshimet e sotme ligjore e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Rama ka publikuar gjithashtu një hartë ku tregohet që Shqipëria ka 14 parqe kombëtare duke u renditur në vendin e parë, sipas Kryeministrit.

Postimi i plotë e BE-së:

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.
Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.
Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...