25/06/2024

Limaj: Në Hagë është lufta për të vërteten e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Nuk ka lidhje këto me emra të përveçëm, atje është lufta për të vërtetën e Kosovës, Serbia e mprehu lapsin gati që pas këtyre vendimeve gjyqësore të shkojë të zhvlerësojë pavarësinë e Kosovës, me kërkua zhvlerësim të Kosovës. Qeveria e Kosovës është në periferi, nuk i merr vesh këto fjalë që po i flasim ne, ata nuk kanë logjikë shtetërore”.

Kështu ka thënë kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, duke kritikuar qeverinë për neglizhencë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, pasi siç ka potencuar Limaj, gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, por me vetë shtetin e Kosovës dhe shteti duhet të ketë përgjegjësi.

Limaj në RTV Dukagjini tutje ka thënë se është lajm i mirë që po fillon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët, pasi ka një pikënisje dhe do të ketë një fund.

Ai ka theksuar se a do të ketë drejtësi në këtë proces gjyqësor, varet prej kritereve që i lëshon trupi gjykues.

“Së pari është lajmi i mirë që po fillon gjykimi. Mund i madh është deri sa fillon. Është një pikënisje, për ata burrat është më rëndësi që fillon. Tashmë shihet që ka një pikënisje dhe ka një fund. E dimë se me çka ballafaqohen atje. Shpresoj që të jenë të përgatitur, se sa ka me pasur drejtësi, varet prej kritereve që i lëshon salla e gjyqit, trupi gjykues. Kriteri i provës, nëse trupi gjykuese lejon në sallën e gjyqit të shpalohen prova nga institucione kriminale (serbe) kriteri është ZERO, nuk pres drejtësi aty. Nëse trupi gjykues i ruan standardet e drejtësisë së gjykatës, dhe nuk mundesh ti në sallë të gjyqit gjithçka me lëshua pa e ditë prejardhjen[do të ketë drejtësi, por], nëse atje shpalosen provat e UDB-së, policisë[serbe], ata që e kanë montuar rastin ‘Panda’, atë që thojnë se Reçaku është i montuar, nëse mendojnë me ato me bë drejtësi, atëherë niveli i drejtësisë mbete me u pa”, ka thënë Limaj./indeskonline

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...