19/05/2024

Lirohen autobusët me qytetarë kosovarë të bllokuar në Serbi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Lirohen autobusët me qytetarë kosovarë të bllokuar në Serbi pas rreth 17 orëve.

Lajmin e bëri të ditur një nga shoferët e kompanisë Zhitia Turs, i cili tha për teve1.info se pesë autobusë janë nisur drejt Kosovës dhe gjashtë të tjerë për vendet e evropës.

Ka folur edhe një qytetar i bllokuar për rreth 15 orë në Serbi. Ai tha se nga autoritetet serbe janë pyetur nëse kanë qenë pjesë e UÇK-së, nëse kanë anëtarë të familjes në Policinë e Kosovës apo FSK.

“Jemi gjetë në mënyra të ndryshme për ushqime nga rezervat që i kemi pas me vete, nuk e dimë arsyen se për çka na kanë ndalë, nga ora 23:00 dje deri tash. Na kanë pyetur se ku keni qëndrua gjatë kohës së luftës, a keni qenë të kyçur në UÇK, a keni familjarë në Polici, FSK etj”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...