13/06/2024

Lirohen nga aktakuza për mashtrim me viza të akuzuarit në rastin ‘Ukë Rugova II’

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza, i njohur si rasti ‘Ukë Rugova II’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se disa nga të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Kujtojmë se në mars të këtij viti në procesin gjyqësor të njohur si “visat italiane” ish-deputeti dhe i biri i presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ish-punonjësi i Ambasadës italiane në Kosovë, Florjan Petani dhe Izet Beqiri e Qefser Baholli janë liruar nga akuza për krim të organizuar ndërlidhur me shitjen e vizave italiane.

Ndaj Rugovës, Gjykata shpalli dënim me gjobë në shumën prej 6 mijë euro për armëmbajtje pa leje, kurse ndaj Beqirit dhe Bahollit, dënim me gjobë për secilin veç e veç nga 3 mijë e 500 euro, për të njëjtën vepër penale.
Ndërkaq ish-ministri i Kulturës, Haraqija, bashkë me Petanin janë liruar nga të gjitha akuzat.

Ata ngarkoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Ky rast ishte duke u gjykuar nga misioni i EULEX-it, por pas përfundimit të mandatit, lënda ishte transferuar të vendorët.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...